DHIMA Leonidha
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893 në Hundecovë, Sarandë. Më 26 tetor 1953, me vendim nr. 98, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi «për mbajtje lidhje me spiunazhin grek», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Amnistuar në vitin 1959 për shkak të moshës. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 10, 2035

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]