DIBRA Haki
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 5 maj të vitit 1926. Më 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me tetë muaj burg. Iu fal dënimi me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949. U arrestua sërish dhe një muaj më vonë, më 25 qershor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», dhe e dënoi me pesë vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. Arrestuar më 5 shtator 1948. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 529

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]