(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik musliman. Lindur më 20 nëntor 1923 në Shkodër. Periudha e burgimit 10/16/1946- 11/28/1951. Arrestohet në vitin 1946. Në gjyqin e 14 janarit 1948 të këtij grupi opozitar, u nënvizua lidhja e ngushtë e tij me grupin e A. Rusit, profesor i Liceut, të cilët bënin mbledhje në mjediset e shkollës dhe në fabrikë me opozitarë të tjerë nën kryesimin e Paulin Palit. Ka ndarë me dashuri vëllazërore qelinë me At Pllumin, duke mbajtur qendrimin e lartë prej kleriku. 21 Korrik 1947: në hetuesinë e improvizuar në redaksinë e Hyllit të Dritës, është rrahur me shkop deri sa ia kanë thyer në shpinë, pa pranuar akuzën. Më 10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me akuzën si «anëtar i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe të shoqërive fashiste, Don Bosko e Antoniane, ku ka treguar aktivitet kundër luftës dhe e ka vazhduar edhe pas çlirimit”. Në bazë të nenit 2, 3, pika 1, 2, 7, 14, dhe nenit 4 dhe 8 të ligjit nr. 372 “Mbi fajet penale kundër shtetit dhe popullit”, u dënua me shtatë vjet burg, punë të detyruar, heqjen e të drejtave qytetare dhe civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 183; 279; At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue, 55, Tiranë, f. 128-40; F. 1, Viti 2013, D. 4, f. 557; F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 557
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit