DIDAJ Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Luftinjë të Tepelenës, më 7 qershor të vitit 1930. Më 14 maj 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në bandë kriminelësh kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me tre vjet heqje lirie dhe punë të detyruar. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 362

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]