DIMROÇI Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Tiranë. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, më 27 maj 1994, vendosi njohjen e faktit që Dh. D. është dënuar me burg, për motive politike, prej 7 dhjetor 1946 deri më 24 janar 1948, bazuar në vendimin nr. 26, 24 janar 1947, të Gjykatës Ushtarake të Tiranës. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 147-148

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]