(Person i dënuar nga regjimi komunist)
E bija e Hasan Dostit (Tiranë 1938), martuar me Sazanin [shih], me të cilin pati fëmijët, Skënder (1963), Parid (1965), Olgert (1965). Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Tirana në Tepelenë, Cërrik, Kamëz, prej maj 1952 deri më 1969. Jeton familjarisht në New York, SHBA. Dine Dine: Intervistë pranë ISKK, 13 shtator 2013; Jozef Radi: Savra.internim, log. i cit, f. 12; AISKK, F 1. V. 2013. D. 5/1. Fl. 373-374
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]