DISHA Arif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Kostej, Librazhd. Më 28 dhjetor 1946, me vendim nr. 510, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «armik i popullit dhe sabotator të pushtetit», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2215-2216

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]