DISHA Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Tiranë. U internua për motive politike. Më 21 nëntor 1956, me vendim nr. 14, Komisionit Qendror i Internim-Dëbimeve e internoi nga Tirana në Lushnjë dhe Zvërnec, Vlorë, prej 21 nëntor 1956 deri më 21 nëntor 1961. Më 19 mars 1965, me vendim nr. 14, Gjykata e Tiranës e dënoi «për agjitacion e propagandë», me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F 1. V. 2013, D 5/1, Fl.2541-2542, 2550-2551, 2592.2593

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]