DISHNICA Ymer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur më 1911 në Korçë. Periudha e burgimit 1/13/1956- 6/4/1956; periudha e internimit 11/21/1956-11/23/1958. Mjek; politikan. Ndjek studimet për mjekësi në Paris. Më 8 nëntor 1944, konferenca e P.K. të Shqipërisë e zgjedh anëtar të Komitetit Central, (Didijer 19). Në Konf. e Pezës zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm N.Ç. (Didijer 39). Kryetar i delegacionit të PKSH në Konferencën e Mukjes (1-3 gusht 1943), që kontriuboi në arritjen e Marrëveshjes së Mukjes për një Shqipëri të lirë, etnike e demokratike. U akuzua se në Konferencën e Mukjes kapitulloi përpara krerëve të Ballit Kombëtar më 1 dhe 2 gusht 1943, duke pranuar krijimin e Këshillit të Shpëtimit Nacional. Në 20 tetor 1944: Ministër i Shëndetësisë i Qeverisë së Përkohëshme Demokratike në mbledhjen e K.A.N.Ç. në Berat. Më 9 korrik 1945 dekorohet me Urdhërin e Flamurit nga Kryesija e Këshillit Antifashist N.Ç. Burgoset për tre muaj më 1956 dhe internohet në Berat. Mori pjesë në debatet politike për rishikimin e historisë së Shqipërisë në vitet ‘91-’93. Vladimir Didijer: Marrëdhëniet Jugosllavo- Shqiptare (1939-1948), Medaur 2005; Gjenerali Davies: Aventura Ilire, Historia e Misionit Britanik në Shqipërinë e pushtuar nga armiku 1943-1944, Pakti, Tiranë 2006, f.96; Gazeta Zyrtare, 20 korrik 1945, f. 6

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]