(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Zallher, Tiranë. Më 25 prill 1945, me vendim nr. 143, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si «vegël e ndërgjegjshme e okupatorit, spiun dhe agjent informator i Q[azim]. M[ulletit], bashkëpunëtor i aparatit terrorist dhe formacioneve terroriste të okupatorit», me burgim të përjetshëm dhe konfiskimin e pasurisë. Arrestuar më 9 nëntor 1944. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.62-63
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]