DIZDARI Fadil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Viktimë e ngjarjes së “Bombës sovjetike” (Kavajë më 1919 -Tiranë 27 shkurt 1951). Arrestohet një javë përpara gjyqit më 20 shkurt 1951, si i dyshuar për hedhjen e “Bombës në Ambasadën e Sovjetike, në Tiranë. Pushkatimi u krye në grup në fshatin Arbanë. Varrimi u bë në një gropë të përbashkët zbuluar në vitin 1993. Bedri Blloshmi: Revolta e Qaf-Barit, Geer, 2012, f.130; AISKK, F. V. D. Fl. 5/1. Fl. 507- 508

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]