DIZDARI Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në Dizdar, Mallakastër. Në tetor të vitit 1943, në Dizdar të Mallakastrës, mbasi e kanë shëtitur me kapistër, tre ditë rresht, duke e sharë dhe torturuar, kapiten Idriz Dizdarin, e kanë therur me thika. Pastaj, kufomën e tij e kanë ngrehur zharg nëpër rrugë dhe, më në fund, mbasi i kanë prerë kokën, ia kanë ngulur mbi një hu. Mehmet Shehu e Bilbil Klosi, ia kanë pirë gjakun, (Quku 2: 40). Faik Quku: Qëndresa shqiptare gjatë luftës së dytë botnore, Ilar, Tiranë, 2006 f. 46

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]