DODA Abdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Burrel. Më 12 maj 1994, me vendim nr. 128, Gjykata e Matit vendosi njohjen e faktit të qëndrimit në arrati brenda vendit dhe vrasjen për motive politike, në përpjekje me forcat e diktaturës, më 25 maj 1946. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2478-2479.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]