(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1897, në Parave, Pukë. U internua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr.28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Parati, Pukë, në Tepelenë, prej 10 mar 1947 deri më 10 dhjetor 1952. Më 5 qershor 1953, me vendim nr. 78, Gjykata territoriale e Shkodrës e dënoi se «ka strehuar kriminelat e luftës, agjentët e UDB, si ndihmës i këtyre bandave për t’i organizuar kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës [elektorale] për 3 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1468-1469
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit