(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Velë, Mirditë. Më 21 shkrut 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për «faje penale kundra popullit e shtetit», «agjitacion e propagandë», «përgatitje për arratisje» dhe “armëmbatje pa leje”, me 20 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1350-1351
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]