DODA (prenka) Nikollë

DODA (prenka) Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Koplik, Malësi e Madhe, në vitin 1905. Më 20 mars 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në luftë për rrëzimin e pushtetit popullor», dhe e dënoi me njëzet e pesë vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike baraz me kohën e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 544

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]