(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Shegert, i familjes Serreqi, lindur në Shkodër. Arrestohet pas Lëvizjes së Postribës, torturohet për një vit e gjysëm në birucat e Sigurimit që të pranonte të dilte dëshmitar për identifikimin e pjesmarrësve (Imz. Nikoll Dedën, Riza Danin etj.) në mbledhjen përgatitore opozitare të zhvilluar në shtëpinë e Cin Serreqit. Më 29 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e dënoi për «agjitacion e propagandë», me një vit burg. [Sami Repishti] cit. në Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 203. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 4, f. 813
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]