DODAJ Nik Gjelosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Pjetroshan, Malësi e Madhe. U internua për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shkodra në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 30 prill 1952 deri më 30 dhjetor 1956. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1270-1271

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]