DODAJ o.f.m. Atë Pal

DODAJ o.f.m. Atë Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1880, në Shkodër. Më 1920 emërohet Provinciali i parë i françeskan në Shqipëri. Guardian i Kuvendit Françeskan në Gjuhadolit, në vitet 1932-1935. Në Rubik i shpëtoi jetën A. Zogut duke e veshur me zhgunin e tij, kur kërkohej prej austriakëve, por s’ishte monarkist. Bashkëpunëtor i ngushtë i Hyllit të Dritës si dhe i disa revistave të huaja. Me akuzën e rremë se kishte fshehur armë në kishë, u dënua me vdekje. E torturuan tç tregonte ditaret personale 1939-1943. Dënimi iu kthye në burg të përjetshëm. Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Neraida, Tiranë, 2000; Zef Simoni Ipeshkëv, Portrete klerikësh katolikë, Jubilaeum A.D. 2000, [Shkodër], f. 87; Zef Simoni et al.: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 139; At Zef Pllumi: Rrno për me tregue I, Hylli i dritës, Tiranë 1995; Markus w. E. Peters, Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996, Qendra Botuese Shoqata Jezuite «Ylber», Shkodër, 2010, 5, f. 286

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]