(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1907, në Selo, Gjirokastër. Më 23 gusht 1950, me vendim nr. 121, Gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «agjitacion e propagandë», «tentativë për vrasje» dhe «armëmbajtje pa leje», me 6 vjet burg dhe heqjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. Në dhjetor 1950, ky vendim u prish dhe u kthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë Ushtarake. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.52-53
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]