(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në Ersekë. U internua dhe dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr.18, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Ersekë në Krujë dhe Radostinë, Fier, prej 20 maj 1945 deri më 1955. Prej 1955 deri më 1991, u dëbuan në Roskovec, Fier. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 775-776
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]