(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1913, në Kurjan, Fier. Më 28 gusht 1950, me vendim nr. 133, Gjykata Ushtarake territoriale Gjirokastër e deklaroi fajtor se «ka bërë veprime përgatitore për arratisje», dhe «agjitacion e propagandë». U dënua me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 561-562
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]