DOMI Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Tejdrin, Kukës. Më 14 dhjetor 1993, Gjykata e Kukësit vendosi njohjen e faktit që S. D. u vra nga forcat komuniste më 9 gusht 1946. Ai ka qenë pjesë e forcave nacionaliste të Muharrem Bajraktarit. Për këtë shkak, Brigada e 18 partizane i dogji shtëpinë gjatë luftës. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.60-61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]