DOREZI Bejko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 prill të vitit 1943. U internua për «çështje politike». Më 22 maj 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Ersekës në Kallëm të Fierit, prej 1 qershorit të viti 1951 deri më 13 tetor 1958. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 327

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]