(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i Hasan Dostit (1936, Tiranë). U internua dhe dëbua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit nga Tirana në Tepelenë, Kuç (Vlorë), Shtyllas (Fier), Gradishtë (Lushnjë), prej 10 prill 1952 deri më 30 shtator 1991. Nga këto, 17 vjet janë internim, pjesa tjetër dëbim. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.371-372
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]