DRAÇINI Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Shkodër. Më 1 gusht 1953, me vendim nr. 412, Gjykata Popullore e Tiranës e gjykoi për dy lloj akuzash, «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe «propagandë të luftës». U dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet. Më 27 nëntor 1957, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.498-499

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]