DRAGUSHA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Shkodër. Më 8 dhjetor 1947, me vendim nr. 476, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi «si armik i popullit, simpantizant i fashizmit e i organizatës Balli Kombëtar«, me 10 vjet burg. Më 9 korrik 1958, me vendim nr. 64, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për krimin e veprave përgatitore për t’u arratisur» dhe «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 20 vjet burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2171-2172

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]