DUÇE Nezir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Luaras të Kolonjës, në vitin 1880. Më 15 gusht 1950 Gjykata e Kolonjës e dënoi për «hedhje parullash» dhe «sabotim ekonomik», me dhjetë vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile e politike. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 310, 401

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]