DUDUSHI Agron
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Fier. Më 21 shkurt 1961, me vendim nr. 76, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, në formën e përgatitjes për arratisje jashtë shtetit», me 17 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.436-437

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]