DUKA Koço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936 në Senicë, Delvinë. Më 24 maj 1957, me vendim nr. 64, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, duke bërë përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit», me 10 vjet burg, konfiskim pasurie, humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet, heqjen e gradës dhe dekoratave. Liruar në 1962. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2031

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]