DUKA Sali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Qafëmurrë të Dibrës, në vitin 1916. U arrestua më 7 gusht të vitit 1946. Më datën 23 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundra shtetit» dhe e dënoi me pesëmbëdhjet vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike për pesë vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f.44
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]