DUKOLI Andrea (Qëndro)

DUKOLI Andrea (Qëndro)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Gjirokastër. Më 13 gusht 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit që A. D. është dënuar «për krime kundër shtetit», me vendim nr. 11, 26 janar 1953, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Ka bërë 12 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.91-92

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]