DULAJ Aleks
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1952, në Ramicë, Vlorë. U dëbua për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Fier, prej 1952 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 657-658

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]