DULE Nexhip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Roskovec, Fier. Vdiq në burg. Më 14 prill 1952, me vendim nr. 106, Gjykata ushtarake territoriale Tiranë e dënoi për «dezertim nga radhët e Ushtrisë Popullore”, me një vit burg. Më 21 dhjetor 1961, me vendim nr. 77, Gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «moskallëzim të një krimi kundër shtetit», «agjitacion e propagandë», me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 16 janar 1975, e dënoi për «agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. Liruar më 1984. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 727-729

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]