DULE Safet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, më 1 shkurt të vitit 1940. Më 4 nëntor 1968, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes, në fazën e veprimeve përgatitore», dhe e dënoi me shtatë vjet burg. Më 23 tetor 1973, Gjykata e Mirditës e ridënoi për krimin e «arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit» me një vit heqje lirie. U lirua më 1976. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 428

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]