DULE Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, në Bozhigrad, Korçë. U internua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Krujë, prej 10 gusht 1945 deri më 10 nëntor 1947. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.401-402, 2377- 2378

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]