DULI Smajl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur në Postribë në një nga familjet më të mëdha të zonës me rreth 50 anëtarë, një pjesë të dënimit e vuajti duke punuar për bonifikimin e lagunës së Nartës dhe ndërtimin e digës së Pishë Porosë, në Kampin e Kripores në Nartë. Në kamp shquhej për aftësi ironizuese ndaj propagandës komuniste, duke thënë se kishte “nanën e keqe” për PP, (Pllumi 575). At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue, sh.b. 55, ribotim, Tiranë 2006, f. 575

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]