DULLUKU Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shalës, Tepelenë. I burgosur politik. Më 8 dhjetor 1945, me vendim nr. 106, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Çl. Nënprefekturës Tepelenë vendosi «sekuestrimin e pasunis, të Rexhep Dullukut nga Katundi Shalës i këtij Rrethi, i akuzuar si armik i popullit: 1) Ara me emën Hije prej 3 stremesh, 2 Vreshti me emën Hasan Mero (lëndin e korie) strem 2; të ndodhuna të dy në periferin e Katundit Shalës». Gazeta Zyrtare, 20 maj 1946, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]