DUME Sefedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Ersekë. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e deklaroi fajtor «për krime gjatë L. N. Çl.» U dënua me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përhershme të të drejtave elektorale. Vdiq në burgun e Burrelit, më 10 shkurt 1947. Më 29 prill 1946, me vendim nr. 15, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor i Nënprefekturës së Kolonjë urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasuris së Skënder Hasan Dumes [shih], bashkë me dy xhaxhallarët e tij Selman e Sefedin Dume [shih]: 2 dyqane, 1 shtëpi. Në Starje, Koliovos, Pollovos, Gurguç, Berdishte etj. 1 shtëpi, 13 ara, 2 luadhe, 1 bahçe. […] Sefedini i dënuar ka Gruan, dy Djem minore dhe 4 Çupa të pa martuara». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.511-512. Gazeta Zyrtare, 15 korrik 1946, f. 4-5; 30 korrik 1946.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]