DUNI Foto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Dhërmi, Vlorë. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 14 nëntor 1992, njohjen e vuajtjes së dënimit politik të F. D., «për preiudhën 20 korrik 1947 deri më 14 prill 1956». Më 27 dhjetor 1947, me vendim nr. 713, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se «ka marrë pjesë në një organizatë fashiste demokristiane, e cila kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me anën e forcës». U dënua me burgim të përjetshëm, dënim që iu zbrit në 12 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.431, 2990- 2991

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]