DURE Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Gllavë, Tepelenë. Më 26 tetor 1951, me vendim nr. 122, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «strehimin dhe furnizimin e diversantëve». U dënua me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Arrestuar më 2 qershor 1951. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 565-566

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]