(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Mavrovë të Vlorës, në vitin 1922. Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik i popullit», se «është hedhur që në fillim me organizatën e Ballit Kombëtar duke bërë agjitacion e propagandë për shtimin e radhëve të saj», «ka marrë pjesë me armë në dorë në operacionin e kryer nga armiku» si dhe «ka asistuar në djegie e plaçkitje», ndaj e dënoi me 10 vjet burgim, humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e burgimit dhe konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 159, 499
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]