(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1918, në Mezhgoran, Tepelenë. Më 27 dhjetor 1947, me vendim nr. 315, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për pjesëmarrje në organizatën Balli Kombëtar dhe «ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit popullur». U dënua me 1 vit burg. Arrestuar më 28 shtator 1947. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 730-731
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]