(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1947, në Përmet. U dëbua për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, bashkë me prindërit, nga Përmeti në Krujë, Tiranë dhe Elbasan, prej 5 shtator 1947 deri në 10 shtator 1968. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2833-2834
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]