DURO Ervehe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit nga Përmeti në Krujë, Elbasan, Tiranë, prej 5 shtator 1947 deri më 10 shtator 1968. Nga këto, 7 vjet janë internim. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2914-2915

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]