(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Përmet. U internua për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, bashkë me prindërit, nga Përmeti në Krujë, Tiranë dhe Elbasan, prej 5 shtator 1947 deri më 10 shtator 1968. Më 30 prill 1992, me vendim nr.10, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit nga Elbasani në Dragot, Elbasan, prej 4 tetor 1968 deri më 20 shkurt 1985. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2816, Fl.2912- 2913
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]