DUSHARI Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Dushar, Korçë. Më 29 qershor 1945, me vendim nr. 2, Gjykata e rrethit Pogradec e dënoi «për bashkëpunim me Ballin Kombëtar» me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile për aq kohë. Më 27 prill 1959, me dekret nr. 819, dënimi iu zbrit në 5 vjet. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 573-574

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]