DUSHI Mërgim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 tetor 1959, në Shtyllas, Fier. Ka lindur në vendin e dëbimit të familjes. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Korça në Fier, prej 30 mars 1959 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 797-798

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]