DUSHKU Shaqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Ferizaj, Tiranë. Më 11 mars 1963, me vendim nr. 14, Gjykata e Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, me 4 vjet e gjashtë muaj burg dhe heqjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Më 14 nëntor 1968, me vendim nr. 327, Gjykata e Tiranës e dënoi për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit dhe sjellje të padenjë për shoqërinë sicialiste”, me 5 vjet burg. Më 1 prill 1976, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 10 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 151-152

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]