(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë, më 13 prill të vitit 1927. Më 19 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me tetë vjet heqje lirie si «armik të popullit». Më vonë dënimi iu zbrit në pesë vjet heqje lirie. Më 9 janar 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e ridënoi me dhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». U arrestua sërish në vitin 1979, dhe më 14 qershor të po atij viti, Gjykata e Lartë e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «agjitacion e propagandë». AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 397
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit